Site icon Telegrafi

Rrahja mes dy grupeve në Skenderaj

Foto Ilustruese

Rrahje masive ka ndodhur mes dy grupeve të të rinjve te Stacioni i Autobusëve në Skenderaj.

Rastin e konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se gjashtë persona janë intervistuar që ishin të përfshirë në këtë rast.

“Një rrahje ndërmjet disa personave është raportuar rreth orës 17:30 në rrugën “Ilaz Kodra”, në Skenderaj. Lidhur me rastin, njësitet përkatëse policore janë duke intervistuar gjashtë persona të përfshirë në rrahje”, tha Zahiti.

Më tej u shpreh se rrjedha hetimore është duke vazhduar drejt zbardhjes së të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin./Telegrafi/

Exit mobile version