Site icon Telegrafi

Rrahu gruan, gjakovari dyshohet se mori fëmijët dhe iku jashtë shtetit

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhune në familje në Gjakovë.

Sipas raportit të policisë thuhet se viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari i ka marrë dy fëmijët e tyre dhe dyshohet se ka dalë jashtë shtetit.

Prokuroi ka urdhëruar që nëse i dyshuari haset të arrestohet. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version