Site icon Telegrafi

Rrahet një grua në Prishtinë, dërgohet në strehimore

Foto: Ilustrim

Pas një mosmarrëveshje një grua është sulmuar fizikisht nga një person.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 15:17, në Prishtinë.

Tutje thuhet se lidhur me rastin ankuesja ka kërkuar urdhër mbrojtës dhe më pas është dërguar në strehimore.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje ankuesja femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin ankuesja ka kërkuar urdhër mbrojtës dhe më pas është dërguar në strehimore”, thuhet në raport.

Ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

 

Exit mobile version