Një person pas një mosmarrëveshje me një person tjetër është sulmuar fizikisht nga i dyshuari i cili kishte shtënë edhe me armë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 19:05, në Kamenicë.
Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është hasur viktima ku është gjetur një gëzhojë e revoles të kalibrit 9 mm, ndërsa i dyshuari është arratisur.
“Viktima mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga i dyshuari i cili edhe kishte shtënë me armë. Në vendin e ngjarjes është hasur viktima, është gjetur një gëzhojë e revoles,kal.9 mm, ndërsa i dyshuari i lartcekur është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.
Siç bëhet e ditur në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve të pësuara gjatë përleshjes fizike. /Telegrafi/