Site icon Telegrafi

Rrahën tre persona në Prizren, arrestohen katër të dyshuar

Foto: Ilustrime

Katër persona janë arrestuar pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht tre persona të tjerë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 01:40 në rrugën “Remzi Ademaj”, në Prizren.

Tutje thuhet se si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht tre viktima meshkuj kosovar të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport katër të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  janë dërguar në mbajtje rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Exit mobile version