Tre persona janë arrestuar të cilët pas një zënke të çastit në komunikacion janë përleshur mes vete.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:00 në rrugën “Ali Ibra”, në Gjakovë.
Siç thuhet në raport të Policisë, si pasojë e përleshjes njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar të cilët pas një zënke të çastit në komunikacion janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasoj e përleshjes njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësorë. Me urdhër të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/