Telegrafi

Rrahen mes vete burrë e grua në Fushë Kosovë

Foto: Ilustrim

Të mërkurën para mesnatës në Fushë Kosovë kishte ndodhur një mosmarrëveshje mes një qifti, ku dy bashkëshortët kanë goditur njëri-tjetrin.

Kështu është bërë e ditur përmes raportit të policisë.

Sipas të dhënave, bashkëshorti kishte goditur me shuplakë në fytyrë bashkëshorten, ndërsa ajo kishte vepruar njëjtë.

“Fushë Kosovë 30.06.2021 – 22:37. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull  kosovar-bashkëshorti i saj,  e kishte goditur me shuplake në fytyre dhe të njëjtën mënyre kishte vepruar edhe ankuesja. Viktima ka pranuar tretma mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/