Të mërkurën para mesnatës në Fushë Kosovë kishte ndodhur një mosmarrëveshje mes një qifti, ku dy bashkëshortët kanë goditur njëri-tjetrin.
Kështu është bërë e ditur përmes raportit të policisë.
Sipas të dhënave, bashkëshorti kishte goditur me shuplakë në fytyrë bashkëshorten, ndërsa ajo kishte vepruar njëjtë.
“Fushë Kosovë 30.06.2021 – 22:37. Viktima femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar-bashkëshorti i saj, e kishte goditur me shuplake në fytyre dhe të njëjtën mënyre kishte vepruar edhe ankuesja. Viktima ka pranuar tretma mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/