Telegrafi

Rrahen katër persona mes vete në Kamenicë, për një pronë

Foto: Ilustrim

Katër persona, një mashkull dhe tre femra pas një mosmarrëveshje familjare rreth pronës janë përleshur në mes vete.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 09:20, në Kamenicë.

Siç thuhet në raport, i dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

“Raportohet se katër të dyshuar, një mashkull dhe tre femra  kosovare pas një mosmarrëveshje familjare rreth pronës, janë përleshur fizikisht në mes vete.  I dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/