Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë kritikuar ashpër katër persona, që janë filmuar duke u rrahur brenda një marketi në Birmingham të Anglisë.
Në video shihen tri femra duke u rrahur, kurse krejt në fund përfshihet edhe një mashkull. E për ta qetësuar situatën, kanë intervenuar punëtorët e sigurimit të marketit, transmeton Telegrafi.
Pas publikimit të video, të gjithë ata që e kanë parë, i kanë kritikuar ashpër protagonistët që nuk kishin mbajtur distancën në kohën kur pandemia e coronavirusit po bën kërdinë nëpër botë.
Mediat angleze raportojnë se e gjitha filloi pas një mosmarrëveshje që kishin pasur dy fqinje, kurse videoja është filmuar nga një blerëse që mbeti e habitur me atë që pa për faktin se aty shfaqet edhe një fëmijë.
Deri më tani nëpër botë kanë ndodhur rrahje nëpër markete për shkak të mungesës së produkteve të ndryshme ushqimore apo sanitare në pikun e pandemisë së coronavirusit, por kësaj here ishte ndryshe – për shkak të një mosmarrëveshje. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=i12RCVwzeaY&feature=emb_title