Një grua ka raportuar se një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe djalit të cilët kanë pranuar tretman mjekësor si dhe janë dërgar në strehimore.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:00, në Gjakovë.
Tutje siç thuhet në raport njësitet policore janë në kërkim të të dyshuarit pasi është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtuar dhunë fizike ndaj saj dhe ndaj viktimës mashkull kosovar, ku të njëjtit pasi kanë pranuar tretman mjekësor janë dërguar në strehimore. Lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë në kërkim të të dyshuarit pasi i njëjti është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/