Telegrafi

Rrah femrën, një i arrestuar

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një femre.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në ora 21:00, njofton Policia e Kosovës në raportin e rregullt 24-orësh.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.