Një person është arrestuar nën dyshimin se pas përfshirjes në një rrahje iu ka shkaktuar lëndime të rënda trupore dy personave.
Në raportin e Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të ndodhur të enjten rreth orës 16:35, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se viktimave iu është ofruar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas përfshirjes në një rrahje, iu ka shkaktuar lëndime të rënda trupore dy viktimave meshkuj kosovarë. Viktimave iu është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, sipas raportit me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/