Telegrafi

I rrah dhe më pas ua dëmton veturën dy personave në Mitrovicë

Foto: Ilustrim

Dy persona (një mashkull dhe femër) kanë raportuar se një person tjetër i kishte sulmuar fizikisht dhe ua kishte dëmtuar veturën.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 20:15, në Mitrovicë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Dy ankuesit –një mashkull dhe një femër kosovarë kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte sulmuar fizikisht ata si dhe u kishte dëmtuar veturën. Më pas i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/