Një i ri në mënyrë të vazhdueshme ka therur me thikë një 15-vjeçar, në një rrugë tejet të frekuentuar të Bronxit në mes të ditës.
Pamjet e publikuara më poshtë janë filmuar nga kamerat e sigurisë, ku shihet se si sulmuesi 24-vjeç i afrohet viktimës dhe pas një marrëveshje filmon sulmi me thikë, transmeton Telegrafi.
Fillimisht ai e grushton e shqelmon dhe pasi e rrëzon në tokë, vazhdimisht e ther më thikë në të gjitha pjesët e trupit. Personi i paidentifikuar më pas largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.
Policia amerikane ka bërë të ditur se asgjë nuk është vjedhur nga adoleshenti, i cili u dërgua me urgjencë në spital për tretman.
Megjithatë gjendja e tij shëndetësore u stabilizua pas ndërhyrjes kirurgjikale, e sulmuesi që është në arrati po kërkohet nga policia. /Telegrafi/