Rozana Radi zgjidhet Borëbardha e shtëpisë paralele të “7 xhuxhave”.
Shtatë banorët e rinj të futur mbrëmjen e sotme në shtëpinë paralele, krahas asaj ku po qëndrojnë vipat, në diskutim me njëri-tjetrin kanë vendosur që të përzgjedhin Rozin mes banorëve VIP si personazhin që duan ta bëjnë Borëbardhën e tyre.
Mirëpo, cili do të jetë avantazhi apo disavantazhi i tyre në lojë me këtë zgjedhje?
“Borbardha do të ketë një rol të rëndësishëm në jetesën tuaj aty në jetesën tuaj kështu që zgjidhni mirë”- paralajmëroi Ledioni.
E pyetur pse kjo përzgjedhje, Jona theksoi se “e përzgjodha për ta hequr nga dinamikat e lojës”.
Shtatë banorët të cilët kanë hyrë në shtëpinë paralele janë Briseida dhe Jori (si dy banorë të vetëm), Arsida, Gramosi, Bernardi, Ejona dhe Eda.