Telegrafi

Rozana Radi thotë se e kishte veshur vite më parë një fustan si të Dua Lipës

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja shqiptare ka fituar dy çmime në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brit Awards.

Bukuroshja jonë në qilimin e kuq kishte veshur një fustan me tule ngjyrë rozë, e cila ka bërë bujë të madhe në mediat botërore.

Por, Rozana Radi pohon se këtë stil të fustanit e kishte veshur pothuajse një vit e më shumë.

“Lexova diku nje titull: Thashetheme fashionistet shqiptare do ta veshin të njëjtin fustan. Kemi një vit avance që e kemi stiluar në Rose dhe e kemi veshur”, ka shkuar ndër të tjerash Rozana në Instagram.

Por, duke parë në detaje fustanin e të dyja këngëtareve shqiptare shihet se përveç ngjyrës së fustanit, shumë pak ka ngjashmëri mes tyre.

Ndryshe, Dua është duke punuar në këngë të reja muzikore, të cilat do t’i shohim në albumin e ri. /Telegrafi/