Telegrafi

Rozana Radi sjell pamje të reja nga Mykonos: Udhëtimi është terapia ime

Rozana Radi (Foto: Instagram)

Ajo ditë më parë është rikthyer me projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë.

Bëhet fjalë për këngëtaren Rozana Radi, e cila solli këngën e re “Serenata” në bashkëpunim me artistin Stine.

Derisa po shijon suksesin e këtij projekti, ajo ka nisur pushimet dhe si destinacion ka zgjedhur ishullin Mykonos të Greqisë.

Rozana Radi (Foto: Instagram)

Ajo ka ndarë disa imazhe të reja nga vendi i mahnitshëm, gjersa po argëtohet në masë të madhe.

Lexo po ashtu Lansohet “Serenata” nga Rozana dhe Stine

“Udhëtimi është terapia ime”, ka shkruar ajo krahas pozave të reja.

Fotografitë morën komplimente të shumta e po ashtu për vetëm një orë mijëra pëlqime.

“Serenata”, e lansuar saktësisht më 22 gusht, deri më tani mblodhi afro 300 mijë shikime në platformën YouTube. /Telegrafi/