Telegrafi

Rozana Radi së shpejti me këngë të “pistë”

Këngëtarja shqiptare, Rozana Radi, së shpejti do të publikojë një këngë të re.

Këngëtarja ka kohë që ka paralajmëruar lansimin e një projekti të ri dhe siç raportojnë mediat shqiptare, ky projekt do të jetë mjaft i pistë.

Do të ketë skena nudo e tekst eksplicit në këtë këngë, ku femra do të shpërfaqë anën e saj erotike përbri mashkullit.

Videoklipi do të realizohet nga Max Production, kurse teksti nga vet këngëtarja. /Telegrafi/