Banorët në Big Brother Radio kanë diskutuar për shumë gjëra rreth jetës dhe karrierës.
Rozana Radi ka folur së fundmi për humbjen e prindërve të saj dhe pengun që ka në lidhje me ta.
Në një bisedë, ajo përlotet, duke thënë se nuk e ka lëshuar kurrë imazhin e prindërve.
Por, thotë tutje se preket për faktin se nuk ka arritur të ketë akoma një fëmijë, një trashëgimtar.
“Nuk e kam lëshuar kurrë, asnjë njeri nuk e lëshon imazhin e prindërve. Fakti që nuk kam trashëguar një fëmijë timin më ka bërë të jem më e lidhur me ta. Kur ke një fëmijë, një trashëgimtar, ti shikon te ta buzëqeshjen e prindërve të tu, vullnetin, tiparet, shikon gjithçka”, u shpreh ajo.
Artistja shqiptare shtoi: “Dhe unë nuk i kam lëshuar kurrë prindërit e mi për këtë arsye. Ndonjëherë prekem kur them se po luftoj shumë që të kem një fëmijë”.
Rozi disa herë u sulmua në shtëpi për këtë, ndonëse e ka bërë të qartë gjithë situatën dhe sfidat me të cilat është përballur. /Telegrafi/