Këngëtarja e njohur shqiptare, Rozana Radi, ka tash e sa vite që aktivitetin e saj e ka shtrirë edhe në biznes.
Si një sipërmarrëse e suksesshme, ajo posedon një dyqan veshjesh në Tiranë, nga ku edhe siguron të ardhurat për jetesë.
Mirëpo siç rëndom mund të ndodh në raste të rralla, edhe dyqani i këngëtares shqiptare ka rënë pre e hajdutëve.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një video të kapur nga kamerat e sigurisë, të cilat shfaqin një person teksa vjedh te arka e dyqanit të Rozanës.
Këngëtarja ka shkruar në mbishkrimin e videos se i njëjti person është parë dke vjedhur sot (e martë) edhe në një dyqan tjetër, ndërsa kërcënon se do të vërë në dije për identitetin e tij, nëse ai nuk ia kthen paratë e vjedhura.
“Te dyqani im. Te gjithe duart lart! ( Keto qe vodhi i ka pas me i prish te Folie, kurse 1 mije lekshin e donte per fat) Nderkohe ne story keni po te njetin sot duke vjedhur ne nje butik tjeter. Ka kohe ti sjelli parate qe ka vjedhur ne te kundert e dime se kush eshte dhe se kush jane ata qe i nxjerrin te vjedhin. Mendojeni mire”, ka shkruar e revoltuar Rozana Radi në Instagram.
Përndryshe duke qenë aktive në biznes, Rozana Radi ka kohë që ka lënë anash muzikën. /Telegrafi/