Telegrafi

Rozana Radi prek me fjalët e fundit për xhaxhanë e saj, Françesk Radin (Foto)

Këngëtarja Rozana Radi është shrehur gjithnjë nëpër intervista se e ndjen shumë mungesën e dy prindërve të saj, madje çdo trofe të fituar në festivale, ajo ua ka dedikuar atyre.

Ditë më parë, ajo u përball edhe me një humbje tjetër në familjen e saj, pasi kantautori i madh Françesk Radi, njëherësh xhaxhai i këngëtares u nda nga jeta në datën e 3 prillit.

Gjatë kohës sa xhaxhai i saj ishte i shtrirë në spital, Rozana përmes një postimi në rrjetet sociale kërkonte mbështetje dhe lutej për shërimin e tij.

Lexo po ashtu Lamtumira e fundit për Françesk Radin, fjalët e Teftës përlotin të gjithë: "Prej tij mësova të dashuroj" (Foto)

Megjithatë çdo shpresë e këngëtares u shua të hënën e kësaj jave, kur xhaxha i saj nuk jetonte më.

Tani që Françesk Radi nuk ndodhet në mesin tonë, Rozana ka shkruar disa fjalë të fundit për të në italisht, në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram.

“Një pjesë e jetës time ndodhet në qiell”, shkuan Rozana në këtë fotografi. /Telegrafi/