Këngëtarja e njohur, Rozana Radi, feston sot (e shtunë) ditëlindjen e saj të 40-të.
Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Rozana vendosi që në këtë ditëlindje të publikojë një fotografi atraktive për ndjekësit e saj në Instagram.
Bëhet fjalë për një imazh ‘të nxehtë’, ku ajo shfaqet ndërsa pozon me bikini në plazh.
“Të jesh 40 vjeçe është shumë ‘cool’, ka shkruar ajo në fotografi, duke treguar se ndjehet e lumtur për moshën e saj.
“Sa jam lodhur për t’i bërë këto 40 vite”, kanë qenë fjalët e këngëtares në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka marrë komente dhe urime të shumta nga ndjekësit. /Telegrafi/