Këngëtarja Rozana Radi gjatë gjithë jetës së saj ka eksperimentuar në fusha të ndryshme.
Përveçse këngëtare, ajo është edhe një aktore, flautiste si dhe sipërmarrëse.
Viteve të fundit, Radi ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe në fushën e modës, duke hapur dyqanin e saj të veshjeve “Rose”.
Fakti që gjendet e involvuar në këtë fushë, ka bërë që shija e saj të bie edhe në syrin e dizajnerëve me famë botërore.
Së fundmi, ajo ka marrë një mesazh në Instagram nga stilisti me famë botërore, Stefano Gabbana.
Krejt kjo erdhi ngase Rozana publikoi në InstaStory një fotografi të dyqaneve ” Dolce &Gabbana”, në Capri të Italisë, vend ku po kalon edhe pushimet.
“Capri nuk është Capri pa D&G”, kishte shkruar Rozanna në mbishkrimin e fotografisë, në të cilën kishte etiketuar stilistin e njohur.
Më pas, ai i ka kthyer përgjigje, duke i dërguar asaj një emoji zemre.
E lumturuar nga kjo përgjigje, Rozana vendosi që më pas sërish të publikojë një fotografi në InstaStory, duke treguar përgjigjen që ka marrë nga Gabbanna.
“Nuk ndodh përditë të të dërgojë një zemër Stefano Gabbana”, ka shkruar Radi në mbishkrimin e kësaj fotografie. /Telegrafi/