Pas humbjes së xhaxhait, këngëtarit të madh Françesk Radit, mbesa e tij, këngëtarja Rozana Radi, ka bërë realitet një nga ëndrrat e tij.
“Biçikleta” dhe “Adresa”, janë këngët e famshme të Françeskos i cili kishte dëshirë t’i publikonte me klipe.
E këtë e bëri të mundur Rozana, e cila i realizoi klipet e këtyre dy këngëve, duke sjell pamje të ndryshme nga cepet e Tiranës.
“Unë jam rritur me këngët e Frankos. Ndaj nuk do doja kurrë që këto këngë të mbeteshin në sirtar. Franko e kishte ëndërr t’i realizonte klipet e tyre po ashtu dhe një koncert të madh recital (këto ishin pengjet e Frankos) Në një kohë rekord xhiruam disa skena për ti “realizuar dëshirën” në një farë mënyrë Frankos. ‘Biçikleta’ dhe ‘Adresa’ nuk janë këngët e vetme që do kenë një videoklip. Ashtu si ai donte, ashtu dhe do te realizohen. Por kësaj here do vijmë me një klip shumë profesional. Kjo është biçiketa e famshme e Frankos dhe e të gjithë shqiptarëve. (faleminderit Mailajdo dhe Emi për ndihmën në klip) Bledi Strakoshës për pamjet e mrekullueshme të Tiranës”, shprehet Rozana. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=3Ok_9yw5zto
https://www.youtube.com/watch?v=2SaZlmFkg8Q