Site icon Telegrafi

Roza Lati qan me dënesë në momentin kur sheh të ëmën se është futur brenda Big Brother

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka hyrë brenda ditën e sotme (e hënë) edhe nëna e Roza Latit, aktorja Rita Lati.

Si një mision nga ‘Vëllai i Madh’, ajo ka shkuar deri në oborr, ku po qëndronte Roza së bashku me Rike Roçin.

Me të parë të ëmën, moderatorja e njohur ka shpërthyer në lot, duke mos reaguar fare për situatën.

Foto: Screenshot/Instagram

Atë u mundua ta qetësonte Rikja si dhe pranë saj ishte edhe valltari Graciano Tagani.

Lexo po ashtu Vëllai i Ilnisës futet në shtëpinë e Big Brother - banorja nuk duhet të reagojë, shpërthen në lot

Rita u sillte vazhdimisht andej dhe po këndonte një këngë, ku në një moment i mori edhe erë së bijës.

Foto: Screenshot/Instagram

Veç kësaj, në BBVA sot ka hyrë edhe vëllai i gazetares Ilnisa Agolli, e cila po ashtu nuk reagoi fare.

‘Vëllai i Madh’ i ka ngacmuar banorët edhe me disa pamje e lajme. /Telegrafi/

Exit mobile version