Site icon Telegrafi

Roza Lati nuk pëlqen pse djemtë e teprojnë me fjalë për femrat që kanë qenë në lidhje (Video)

Roza Lati nuk heziton të flasë drejtpërdrejtë edhe kur është fjala për jetën e saj private dhe meshkujt shqiptarë në përgjithësi.

Gjatë pjesëmarrjes në Pop Culture, ajo ka vënë në pah shumë vërejtje për djemtë shqiptarë.

“Kam kohë që nuk jam e lidhur me një djalë. Çunat shqiptarë e kanë maninë që të thonë: ‘E kapa unë atë’, apo: ‘E kam kap unë atë’”.

Lexo po ashtu Provokon Roza Lati, pozon nudo (Foto, +16)

“E kam shumë bezdi që ta thonë për mua këtë, prandaj nuk jam lidhur”, citon Top Channel fjalët e saj.

“Personi që kam telefonuar është ish i dashuri im, që nuk është as shqiptar, është i huaj dhe sa herë që më është dashur për të mbështetur kokën në një shpatull, ai më është gjendur pranë”, ka thënë ajo më tej.

Megjithatë, ajo ka pranuar se ka dalë, mirëpo më pas e ka vazhduar natën vetëm.

“Në fund të fundit kam shkuar dhe kam fjetur në shtëpinë time me Çaçon… qenushin tim”, është shorrur Roza.

Exit mobile version