Site icon Telegrafi

Royal Imaging Center – Partneri juaj për shëndet të plotë në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Tetori është një muaj i rëndësishëm për shëndetin global, i dedikuar Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, dhe për të përkrahur këtë muaj qendra diagnostike Royal Imaging Center, e pajisur me teknologjinë më moderne dhe një staf të specializuar me përvojë ndërkombëtare, po ofron një mundësi të veçantë për diagnostikim të hershëm dhe gjithëpërfshirës për vetëm 50 euro.

Kjo paketë përfshin tre ekzaminime thelbësore me ultrazë për shëndetin tuaj:

Ultrazëri i Gjirit: Një metodë e shpejtë dhe e sigurt për zbulimin e hershëm të anomalive në indet e gjirit. Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit është vendimtar për trajtimin me sukses. Me teknologjinë më të fundit në ultrasonografi, ne sigurojmë rezultate të sakta në kohë reale.

Ultrazëri i Gjëndrës Tiroide: Gjëndra tiroide luan një rol kyç në kontrollimin e funksioneve hormonale të trupit dhe metabolizmit. Ky ekzaminim vlerëson madhësinë, formën dhe funksionin e tiroideve, duke ndihmuar në diagnostikimin e çrregullimeve si hipotiroza apo hipertiroidizmi.

Ultrazëri i Abdomenit: Një metodë efektive për të monitoruar organet kryesore të brendshme si mëlçia, pankreasi, veshkat dhe fshikëza e tëmthit. Ky ekzaminim ndihmon në zbulimin e problemeve potenciale, duke siguruar diagnozën e duhur për një sërë gjendjesh të ndryshme shëndetësore.

Përveç kësaj, gjatë këtij muaji, pacientët mund të përfitojnë po ashtu edhe 20% zbritje për rezonancën diagnostike (MRI) të gjirit, një metodë që përdoret për diagnostikimin e patologjive të fshehura dhe është veçanërisht e dobishme për gratë me ind të dendur të gjirit ose për ato që kanë rrezik të lartë për zhvillimin e kancerit.

Royal Imaging Center ka një staf mjekësor të përkushtuar dhe të kualifikuar, duke përfshirë profesionistë si Dr.Flamur Mushica, specialist i radiologjisë si dhe shef i ekipit mjekësor, specialistët e radiologjisë Dr. Shkëndije Nuza dhe Dr. Jeton Alimi, si dhe Dr. Nazmije Bushi Nishori, dhe Dr. Krenare Shabani, të cilët kanë përvojë shumëvjeçare në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.

Pajisjet më inovative dhe përvoja evropiane e stafit na mundëson të ofrojmë një kujdes të personalizuar dhe të saktë për çdo pacient.

Në këtë Tetor, ju ftojmë të vini dhe të bëheni pjesë e përpjekjeve për zbulimin e hershëm të sëmundjeve, duke u kujdesur për shëndetin tuaj në një ambient të sigurt dhe mbështetës.

Royal Imaging Center qëndron pranë jush në çdo hap të udhëtimit tuaj shëndetësor. Për të kryer këto ekzaminime ju ftojmë që paraprakisht të caktoni termin në numrat tanë të telefonit.

+ 383 45 191911 ( Viber )

+ 383 38 742845

+ 383 49 194888

Gjendemi në Magjistralen Prishtinë – Ferizaj, km i 5-të.

Exit mobile version