Site icon Telegrafi

Roy Keane me kritika të mëdha për Alexander-Arnold: Ai mbrohet sikur mos të kishte luajtur kurrë si mbrojtës

Ish-kapiteni i Manchester United, Roy Keane vazhdon përpjekjet e tij për të bindur të gjithë se Trent Alexander-Arnold nuk është një mbrojtës i mirë i djathtë.

Legjenda irlandeze ka kritikuar yllin anglez duke thënë se ai nuk di të mbrohet.

“Nëse Trent Alexander-Arnold shkon në Real Madrid, atëherë fat i mirë për të – sikur Madridi të mos dijë si të mbrohet”, tha Keane në podcastin Stick to Football.

“Ai ka luajtur mbi 300 ndeshje dhe ka luajtur për Anglinë, por ai ende mbrohet sikur të mos ketë luajtur kurrë në mbrojtje të djathtë”.

Lexo po ashtu Nëse jo Alexander-Arnold, Real Madridi ka një tjetër top mbrojtës në listë

“Trent i ka luajtur të gjitha këto ndeshje dhe duhet të bëjë seanca stërvitore, por ai është duke luajtur në të djathtë, dhe njerëzit i shkojnë drejt atij sikur të ishte i hutuar dhe të mos kishte parë kurrë diçka të tillë më parë”.

“Trent mbrohet sikur Liverpooli të ketë pasur shumë lëndime dhe ata i kanë kërkuar që të plotësojë një pozicion”, deklaroi Roy Keane.

Lexo po ashtu Tifozët e Liverpoolit reagojnë ndaj sjelljes së Alexander-Arnold në momentin që Tottenhami shënoi golin e fitores

Alexander-Arnold është përballur me kritika për paraqitjet e tij të fundit për Liverpool. Megjithatë, pikat e tij të forta nuk qëndrojnë në detyrat mbrojtëse edhe në ditët e tij më të mira. /Telegrafi/

Exit mobile version