Telegrafi

Rover Curiosity regjistroi një muzg spektakolar në Mars

Marsi ka qenë gjithmonë sinonim i eksplorimit ndërplanetar, sepse mund të jetë një bazë për njerëzit, por para se të ndodhë kjo, studiuesit që eksplorojnë këtë botë së fundmi patën mundësinë të shohin një pamje të pazakontë.

Roveri Curiosity, që u dërgua në Mars nga agjencia hapësinore amerikane NASA, dëshmoi pamjen spektakolare të muzgut në Mars, transmeton Telegrafi.

Ndërsa dielli perëndonte pas horizontit, rrezet e shkëlqyera u përhapën në të gjitha drejtimet në një sfond atmosferik të reve magjepsëse.

Ky fenomen jashtëtokësor u filmua për herë të parë që kur Curiosity mbërriti në Planetin e Kuq, duke ofruar një vështrim në diçka vërtet të jashtëzakonshme.

Sipas NASA-s, me ndihmën e roverit të saj “të patrembur”, shkencëtarët panë një paraqitje të shkurtër të qiellit misterioz të muzgut të Marsit.

Këto re të natës duket se janë shumë më të larta se ato të zakonshmet të vëzhguara deri më tani.

Përbërja e tyre sugjeron se ato janë bërë nga akulli i thatë, që tregon temperatura shumë më të ulëta se ato që mbizotërojnë më afër tokës. /Telegrafi/