Gjatë mbrëmjes, banorët brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, diskutuan për reperët shqiptarë.
Ishte Rovena Stefa, ajo e cila e hapi këtë temë, derisa u pyet nëse dinte të bënte edhe rep.
Përgjigjja e saj ishte “po”, megjithatë pohoi se i pëlqente më shumë të këndojë.
“Edhe me repovat mundem, por më pëlqen të këndojë. Ua lë repin më shumë profesionistëve”, pohoi ajo.
Në vazhdën e këtij diskutimi, këngëtarja u pyet se kush mendonte se ishte reperi më i mirë në shqiptari, ajo përmendi emra të shumtë, sikurse, Noizyn, Getin e Mozzikun.
“Ai Unikkatili d.m.th është baba”, pohoi ajo mes tjerash.