Site icon Telegrafi

Rovena surprizohet nga motra e saj, por takimi emocional merr një kthesë të papritur

Spektakli Big Brother VIP Kosova solli emocione të forta për banorët dhe publikun, teksa Rovena u surprizua nga një vizitë e papritur nga motra e saj.

Takimi mes dy motrave ishte tejet emocional dhe përloti si ato vetë, ashtu edhe banorët e tjerë. Ajo përqafoi fort Rovenën dhe ndau mesazhe mbështetjeje e dashurie për të.

Megjithatë, biseda mes tyre mori një kthesë të papritur, kur motra ngriti një çështje që e kishte shqetësuar prej kohësh.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo pyeti produksionin pse nuk ishte marrë asnjë masë ndëshkuese ndaj Gresës për një incident që kishte ndodhur më herët në shtëpi.

Sipas, Gresa kishte ushtruar dhunë ndaj Rovenës për tetë minuta rresht, duke i shkulur batanijen nga trupi i saj.

Gjithashtu, ajo përmendi një tjetër incident, ku Rovena kishte përjetuar dhunë në dush.

Ajo deklaroi se ai moment kishte qenë tejet shqetësues për të dhe për shumë njerëz që i kishin shkruar në rrjete sociale, duke kërkuar drejtësi për situatën.

Megjithëse kërkoi një përgjigje nga produksioni, Jonida raportoi se nuk mund ta merrte atë në moment, por u informua se përgjigjja do t’i jepej jashtë spektaklit.

Përveç kësaj, Jonida shprehu dëshirën për të komunikuar me Vullnetin, një nga banorët e tjerë të shtëpisë, pas një deklarate të tij ndaj Rovenës, ku ai kishte përmendur se ajo i mungonte në kujdesin ndaj prindërve të tyre.

Jonida shprehet se përgjigjen e pyetjes do ta marrë jashtë dhe se nuk kishte mundësi të takohej me Vullnetin. /Telegrafi/

Exit mobile version