Këngëtarja e njohur Rovena Stefa i është rikthyer konkurrimit në garën më të madhe të muzikës në vend.
“Veç një jetë” mban titullin kënga e saj e re, me të cilën Stefa konkurron këtë vit në festivalin ‘Kënga Magjike’, në të cilin rikthehet pas 16 vitesh.
Kënga është e zhanrit baladë, gjersa është punuar nga vet këngëtarja me ndihën e kompozitorit Gent Mytaraj.
Rovena ka gisht gjithashtu edhe në vargjet e tekstit, për të cilat ka marrë ndihmë nga Taulant Skënderaj, vëllau i këngëtarit Alban Skënderaj.
Ajo u prezantua në fazën e parë të konkurrimit në “E Diela Shqiptare” me një performancë magjike, shoqëruar nga balerinë të cilët i dhanë këngës një dimension dhe frymë krejt të veçantë.
Kënga është pëlqyer mjaft nga fansat që në momentet e para të publikimit, gjersa shihet si një ndër këngët favoritë për të shkuar në finale. /Telegrafi/