Telegrafi

Rovena Stefa shfaqet në Instagram pas botoksit (Foto)

Këngëtarja e njohur e skenës Rovena Stefa ka rënë gjithnjë në sy tek publiku për paraqitjet e saj.

Shpesh është paragjykuar për fotografitë erotike që realizonte, teksa vet ajo është shprehur se nuk ka arsye se pse të gjykohen për artin e saj.

Nuk është se është përfolur ndonjëherë për ndërhyrjet estetike, mirëpo një fotografi e publikuar në Instagram së fundmi, ka bërë fansat të mendojnë se ajo mund të ketë menduar të bëjë botoks?

Ajo ka publikuar një fotografi, ku shfaqet në një nga klinikat më të njohrua të Tiranës pranë drejtorit të klinikës, teksa në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar: “Me dokin pas botoksit”.

Nuk dihet ende nëse në të vërtet këngëtarja ka bërë botoks, megjithatë ajo duket bukur edhe pa ndërhyrje. /Telegrafi/