Këngëtarja Rovena Stefa kishte dalë shumë e zhgënjyer nga edicioni i kaluar i festivalit “Kënga Magjike”.
Ajo ishte paraqitur vitin e kaluar me një baladë të titulluar “Veç një jetë”, ku edhe pse përkundër interpretimit të mirë, nuk kishte arritur të kalonte për në finale.
E faj për këtë ishin bërë vlerësimet e artistëve, ku shumica prej tyre e kishin vlerësuar me zero pikë.
E ftuar së fundmi në emisionin ‘Thumb’, Rovena ka rrëfyer se njëra ndër këngëtaret për të cilën ka hatërmbetje është Elhaida Dani, e cila në këtë festivali mori çmimin e dytë.
“Ndoshta do të takohemi përsëri kur të bëhet ndonjë festival këtu sepse ajo nuk vjen nëpër koncert kështu e unë nuk shkoj në mbrëmjet e saj të mëdha. Mund të vijë edhe të më puthë prapë përpara dhe të më thotë sa bukur kë kënduar dhe të më vlerësojë prapë zero”, ka thënë ndër të tjerash ajo gjatë emisionit.
“Përpara Këngës Magjike, ishim ulur po pinim kafe pas provave… ua sa bukur Rovena, sa bukur performanca, ishte e jashtëzakonshme e më përqafoi. Vetëm kur pashë që më dha zero pikë. Uau thashë, hipokrizi e bukur. Prandaj këta kalonkan se këtë bëjnë!”, ka shtuar më tej Rovena.
Fituese e vitit të kaluar në festivalin “Kënga Magjike” u shpall Angjela Peristeri, me këngën “E çmendur”. /Telegrafi/