Këngëtarja e njohur, Rovena Stefa, për vite të tëra ka qëndruar aktive sa i përket prurjeve muzikore.
Sa i përket jetës personale, ajo gjithmonë ka qenë më e rezervuar, përfshirë edhe në paraqitjet e saj televizive.
Ndërkohë, e ftuar në një emision në TV Klan, Rovena ka zbuluar se tashmë është në një lidhje dashurie.
E pyetur për dasmën e saj, Rovena është shprehur se për shkak të pandemisë coronavirus i është anuluar, por kjo nuk do të thotë që e ka anuluar komplet.
“E kam shtyrë që të jetë ai momenti ku unë mund të ftoj 2000 vetë, se sikur të ftoj në dasmë 100 veta nuk është dasmë e madhe”, është shprehur ajo.
Ndërkaq, artistja u shpreh se lidhja e dashurisë pretendon t’i përfundojë me plane serioze e martesë. /Telegrafi/