Site icon Telegrafi

Rovena Stefa pohon se pati sërish përballje sot me gazetaret ‘thumbuese’ Aulona dhe Fatma (Foto)

Një nga sherret më të bujshme në showbizin shqiptar dhe që mbahet mend është ai mes këngëtares Rovena Stefa dhe gazetareve Aulona Musta e Fatma Halixhiu.

Dyshja në fjalë, njëherësh edhe drejtueset e emisionit “Thumb”, kishin thumbuar dikur keq Rovenën, lidhur me klipin e këngës së saj “Malli”, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Rovena aso kohe kishte publikuar një klip mjaft erotik, por i cili pati probleme me transmetimin e tij në YouTube, gjë që u komentua keq nga Aulona dhe Fatma në emisionin e tyre.

Aulona dhe Fatma përballen sërish me Rovena Stefën pranë zyrave të televizionti Klan

Gjithçka kishte përfunduar me një padi nga Rovena, gjersa më pas edhe një përballje televizive në “Zonë e Lirë”.

Sot (e hënë) u përfol se treshja pati edhe një përballje tjetër në ambientet e televizionit Klan.

E kontaktuar nga Telegrafi, këngëtarja Stefa pohoi se ka pasur një debat rastësor, por që nuk ka dashur të komentojë shumë mbi të.

“Ishte një debat që ndodhi papritur, por që nuk do doja të komentoja shumë mbi të”, ka thënë shkurt për Telegrafin, Rovena Stefa.

Ndërkohë, Rovena gjendet shpesh tashmë pranë zyrave të televizionit Klan, kjo pasi ajo është tashme pjesë e sezonit të ri të “Dance with me”, ku është duke përjetuar një përvojë të re të vallëzimit. /Telegrafi/

Exit mobile version