Prej ditësh Ukraina po përballet me situatë lufte përball shtetit fqinjë, Rusisë.
Edhe sot, kur ukrainasit janë në ditën e pestë kundër agresionit rus, situata po vazhdon të jetë e ngjashme.
Që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga humbjet e jetëve të njerëzve, po ashtu dëmet e mëdha material.
Populli ukrainas kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota. Përveç shteteve më të fuqishme dhe liderëve botëror, edhe emra të njohur nga skena e artit kanë treguar përkrahjen e tyre për popullin ukrainas.
Kjo përkrahje morale nuk ka munguar as nga artistë të ndryshme në vend.
“Ukraina ka mbështetur Serbinë e Slobodan Milosevicit në luftën kundër Kosovës në vitin 98/99, dhe ka dërguar mercenar për ta luftuar popullin shqiptar. Ukraina e ka mbështet me ushtri Maqedoninë kundër UÇK-së dhe shqiptarëve autokton. Ukraina e kundërshton fuqishëm pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Rovena në postim. /Telegrafi/