Site icon Telegrafi

Rovena Stefa: Jam beqare, kam shpresa akoma se mund të dashurohem

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Stefa, i është bashkuar edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Ajo në këto pak ditë ka treguar disa gjëra për jetën dhe për karrierën e saj profesionale.

Kur bëhet fjalë për jetën personale, artistja theksoi se momentalisht është beqare, por që ka shpresa akoma se do të dashurohet.

Foto: Screenshot/Instagram

“Unë tani jam beqare, normal kam akoma shpresë se mos dashurohem. Nuk jam dashuru, po ndoshta ndodh”, u shpreh ajo.

45-vjeçarja tutje tha: “Pse me i thënë vetes unë më, nuk kam me gjet dashuri. I bie keq”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rovena Stefa

Ajo tutje ka treguar për këngët e saj të famshme si “Burrë të martuar dashurova” dhe për prapaskenat e tyre.

Pritet të shihet se si do të shkojë në vazhdim ky rrugëtim i Stefës, pasi është ende herët. /Telegrafi/

Exit mobile version