Rovena Stefa dhe Gresa Gashi kanë vazhduar përplasjen me njëra-tjetrën në rrugëtimin e tyre brenda Big Brother.
Këngëtarja paralajmëroi Gresën se në rast se vazhdon shpifjet lidhur me punën e saj do të përballet me avokatin dhe menaxhmentin e saj sapo të dalë nga shtëpia.
“Me avokatin tim ke me fol nëse vazhdon me këto shpifje për këngën të pret diçka tjetër jashtë. Personazh i keq edhe i zi. Kështu mendoni se arrihet finalja”, u shpreh Rovena.
“Bash po kam qejf me fol me avokatin tënd, qysh e ka emrin tregoma”, u shpreh aktorja.
Ato kanë pasur probleme që në fillim të këtij spektakli, veçanërisht për këngët e Stefës.
Gresa e ka akuzuar shpesh se ka vjedhur këngët, ndonëse një gjë të tillë nuk ia ka pranuar Rovena.
Pritet të shihet se si do të shkojë kjo, pasi kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundim të këtij reality shou. /Telegrafi/