Këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Dilo, ka shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në Afrikë.
Ajo ka kaluar disa kohë pushimi në Zanzibar të Tanzanisë, ku është shoqëruar nga miqtë e saj, një prej të cilëve përfshin edhe këngëtaren e njohur Jonida Maliqi.
Dhe teksa ka qëndruar në vendin e nxehtë, Rovena nuk hezitoi që të publikojë për ndjekësit e saj në rrjetet sociale edhe disa fotografi në bikini.
Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, këngëtarja e hitit “Ne do puthemi” publikoi disa imazhe, ku vinte në pah linjat e saj trupore në paraqitje me rroba banje.
“Pa meje, oqeani i përjetshëm”, shkroi Rovena Dilo në mbishkrimin e fotografive, ndërsa mori pëlqime e komente të shumta nga ndjekësit.
Komplimente të shumta u adresuan në llogari të këngëtares kryesisht për linjat trupore, të cilat janë rezultati i një jete të shëndetshme dhe përkushtimit të saj në sport. /Telegrafi/