Telegrafi

Rovena Dilo pozon me bikini: E dua diellin, por më shumë lëkurën time

Foto: Rovena Dilo/Instagram

Këngëtarja e njohur, Rovena Dilo, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi së fundmi.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet me bikini ndërsa vë në pah vijën trupore.

Në mbishkrimin e fotografisë, Dilo shkruan se pavarësisht dashurisë që ka për diellin dhe të ngrohtin, e do më shumë lëkurën e saj.

“E dua diellin, por më shumë lëkurën time”, ka shkruar Rovena në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkohë të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ndjekësit e saj, gjersa nuk kanë munguar edhe komplimentet.

Përndryshe, këngëtarja Rovena Dilo ka kohë që nuk ka sjell për publikun ndonjë projekt të ri muzikor. /Telegrafi/