Site icon Telegrafi

Rovena Dilo duket ndryshe dhe tejet tërheqëse në fotografitë e reja

Rovena Dilo (Foto: Dejan Milicevic)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Dilo, është shumë e pëlqyer për këngët e saj të suksesshme ndër vite.

Ajo është vazhdimisht e angazhuar në projekte muzikore dhe televizive, gjersa së fundmi është bërë pjesë e eventit të modës të organizuar nga stilisti Joni Peçi në Tiranë.

Këngëtarja e hitit “Rrëfimi” ka qenë një nga muzat e stilistit, e cila është shfaqur si një “Rovenë e re” në këtë revy të modës.

Rovena Dilo (Foto: Dejan Milicevic)

E veshur me një kostum të zi me material lëkure që thekson linjat e saj trupore, Revena dukej më se në formë të mirë trupore.

Ajo i ndau disa fotografi me ndjekësit e saj nga kjo paraqitje, duke marrë pëlqime dhe komente të shumta nga fansat e saj.

Rovena Dilo (Foto: Dejan Milicevic)

Rovena DIlo përndryshe u paraqit fundvitin e kaluar në festivalin e RTSh-së me këngën “Motit”< ku edhe u shpërblye me Çmimin e Karrierës. /Telegrafi/

Rovena Dilo (Foto: Dejan Milicevic)

 

Rovena Dilo (Foto: Dejan Milicevic)
Exit mobile version