Nicolo Rovella është pranë që t’i bashkohet Juventusit në formë shkëmbimi me Manolo Portanovan.
Sipas Sky Sport, Zonja e Vjetër dhe Genoa janë pranë që të arrijnë marrëveshje për shkëmbimin e dy mesfushorëve.
Edhe pse do të nënshkruajë me Bianconerët, Rovella do të mbetet te klubi aktual deri në fund të sezonit aktual.
Për më shumë, dy klubet mund të vendosin që t’ia zgjatin huazimin futbollistit edhe për edicionin 2021/2022.
Tuttomercatoweb bën të ditur se Juve do të paguajë 10 milionë euro për Rovellan, derisa çmimi i transferimit të Portanovas llogaritet shtatë milionë euro. /Telegrafi/