Site icon Telegrafi

Rouhani akuzon Izraelin për vrasjen e shkencëtarit bërthamor iranian

Presidenti i Iranit të shtunën akuzoi Izraelin për vrasjen e një shkencëtari të shquar iranian të dyshuar prej kohësh nga Perëndimi për organizimin e një programi të fshehtë të bombës bërthamore, raportoi televizioni shtetëror.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, sundimtarët klerikë dhe ushtarakë të Iranit kanë kërcënuar të hakmerren për vrasjen e së premtes të Mohsen Fakhrizadeh, i cili media iraniane tha se vdiq në spital pasi vrasësit e vranë atë në makinën e tij pranë Teheranit.

Lexo po ashtu Vritet shefi i programit bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh

“Edhe një herë, duart e liga të arrogancës globale u njollosën me gjakun e regjimit uzurpator mercenar Sionist”, një term për Izraelin, tha presidenti Hassan Rouhani në një deklaratë, sipas TV shtetëror.

“Vrasja e dëshmorit Fakhrizadeh tregon dëshpërimin e armiqve tanë dhe thellësinë e urrejtjes së tyre… Martirizimi i tij nuk do të ngadalësojë arritjet tona”.

Siç vlerëson Reuters më tej, vdekja e Fakhrizadeh mund të provokojë konfrontim mes Iranit dhe armiqve të tij në javët e fundit të presidencës së Donald Trump në SHBA ndërsa ndërlikon çdo përpjekje të presidentit të zgjedhur Joe Biden për të ringjallur përpjekjet për shmangie të tensioneve të presidencës së Barack Obama. /Telegrafi/

Exit mobile version