Policia në qytetin holandez Rotherdam ka arrestuar sot një 30 vjeçar në banesën e të cilit është gjetur edhe një armë e tipit Kallashnikov me dy karikatorë të mbushur i cili dyshohet se ka planifikuar një sulm terrorist.
Sipas Prokurorisë së Shtetit të Holandës policia ka bastisur banesën e të dyshuarit pasi që shërbimet e sigurisë së Holandës kanë paralajmëruar se personi mund të jetë i lidhur me terrorizmin, transmeton Reuters.
Në banesën e të arrestuarit po ashtu janë gjetur edhe katër kuti me pajisje eksplozive.
Sipas Reuters me rastin e bastisjes është gjetur edhe një fotografi e madhe me flamurin e ISIS-it disa telefona mobilë dhe para të gatshme.
Zëdhënësi i Prokurorisë Vim de Bruin ka thënë se hetimet janë duke vazhduar.
“Në këtë moment kemi vetëm një të dyshuar”, ka thënë De Bruin duke mos përjashtuar mundësinë për arrestime tjera.