Në Maqedonis sot do të arrijë rotacioni i shtatë prej 25 pjesëtarëve të policisë nga Republika e Sllovakisë, të cilët së bashku me policinë e Maqedonisë do të realizojnë patrulla në kufirin Maqedoni-Greqi me qëllim të parandalimit në fushën e sigurisë publike dhe kalimit të paautorizuar të kufirit shtetëror, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Njësiti policior sllovak do të sistemohet në rajonin e Liqenit të Dojranit, ndërsa është e pajisur në mënyrë adekuate me automjete terreni, kamera terminale dhe pajisje për shikim gjatë natës, njofton AIM.
Mandati i misionit policor sllovak do të jetë 30 ditë me mundësi për vazhdim.
Në bazë të Memorandumit të nënshkruar Maqedoni-Sllovaki, deri tani janë dërguar 175 nëpunës policorë nga Sllovakia, duke filluar nga marsi i vitit 2016. /Telegrafi/