Burimet e Telegrafit bëjnë të ditur që Forcat e Policisë së Kosovës, përfshirë edhe ROSU, kanë shkuar në pikëkalimin kufitar në Jarinje në veri të Mitrovicës.
Sipas këtyre burimeve. edhe krerët e Policisë kufitare ndodhen atje.
Mësohet se janë urdhëruar punonjësit e të gjitha institucioneve në veri, të dalin në orën 19:00 në veri të Mitrovicës, për të marrë pjesë në arritjen e trenit.
Telegrafi ka provuar të kontaktojë zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelani, mirëpo komunikimi me te ka qenë i pamundur. /Telegrafi/