Mesfushori sulmues i Kombëtares së Shqipërisë, Odise Roshi, ka folur pas humbjes 0-2 ndaj Spanjës.
Roshi ka befasuar me sinqeritetin e tij pas ndeshjes, por shtoi se di dhe bashkëlojtarët e tij kanë dhënë maksimumin në fushë.
“Në fund fitoi më i miri, që ishte Spanja”, me këtë fjalë e filloi Roshi intervisten.
“Kemi bërë maksimumin, edhe pse kemi bërë dy gabime të vogla, por luajtëm ndaj Spanjës dhe bravo i qoftë”.
“Ishim të përgatitur për të qenë në mbrojte”, ka shtuar Roshi. /Telegrafi/