Site icon Telegrafi

Roshi i siguron një pikë Terekut

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Odise Roshi ka qenë vendimtar për skuadrën e tij.

Terek ka zhvilluar ndeshjen e javës së 21-të në kampionatin Rusisë në udhëtim tek Amkar.

Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, rezultat që nuk i konvenoi asnjërës skuadër.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e nëntë, por Tereku i shqiptarëve barazoi pas 31 minutash lojë.

Ishte mesfushori shqiptar, Odise Roshi që asistoi bukur tek Mitrishev që shënoi golin e barazimit.

Fieraku mbeti në lojë deri në minutën e 64-të, për tu zëvendësuar pastaj.

Ndërkohë nga minuta e parë ndeshjen e nisi edhe Bekim Balaj që qëndroi për 76 minuta, ndërsa Bernard Berisha nuk u aktivizua fare. /Telegrafi/

Exit mobile version